Nga Shqipëria / E Premte 4 Shkurt 2022, 21:09

Arbri i drejtohet Donaldit: Nuk ka asgjë të keqe të njihesh nga ish e dashura

Debati i Einxhelit me Donaldin mbrëmjen e së martës bëri bujë të madhe kudo në rrjet, e sigurisht është komentuar dhe sonte në “Big Brother VIP”.

Gjithçka nisi kur Einxhel i tha Donaldit se ai njihet vetëm nga lidhja me Bora Zemanin, gjë që nuk u prit mirë nga aktori. Më pas debati mes tyre degradoi duke nxjerrë gjëra jo dhe aq të hijshme nga e shkuara e njëri-tjetrit.

Kjo u komentua sonte nga opinionisti Arbër Hajdari, i cili konkretisht u shpreh: Ka qenë një bisedë shumë e ulët nga të dy palët. E filloi Einxheli dhe e pasoi Donaldi. Se di pse duan të ulin imazhin e njëri-tjetrit. Nëse do të bëjmë një krahasim, kanë mbajtur dy qëndrime të kundërta. Kemi një Einxhel që ato kohë mbante anën e Ilirit dhe dënonte Token që futi brenda shtëpisë atë historinë. Ashtu sic kemi dhe Donaldin, i cili mbështeste Token që sillte një histori nga jashtë. Ulja dhe tentativa për të ulur imazhin e njëri-tjetrit është një udhë pa krye sepse nuk do ju cojë në asnjë vend. Kundërpërgjigja nga Donaldi nuk kishte argumentimin e duhur. Duke i futur bisedës disa efekte të jetës së natës, të moskorrektësisë apo duke thënë që Tirana është e vogël, në atë kontekst që e kishte Donaldi, mendoj që nuk është argumentim i shëndetshëm. Duke ulur njëri-tjetrin, i ulet niveli i kësaj bisede. Futja e historive nga jashtë dhe dhënia e kontekstit për të ulur imazhin e tjetrit nuk është gjë pozitive. Nuk ka asgjë të keqe të njihesh prej ish-të dashurës.