Opinionisti Arbër Hajdari teksa jepte opinionin e tij për situatën Einxhel-Donald, kritikoi këtë të fundit për diçka që tha gjatë debatit: "Tirana është e vogël, të njohim".

"Duke thënë që Tirana është e vogël, në atë kontekst që e kishte Donaldi, mendoj që nuk është argumentim i shëndetshëm. Duke ulur njëri-tjetrin, i ulet niveli i kësaj bisede. Futja e historive nga jashtë dhe dhënia e kontekstit për të ulur imazhin e tjetrit nuk është gjë pozitive. Nuk ka asgjë të keqe të njihesh prej ish-të dashurës", tha Arbri.

Pas kësaj, Donaldi sqaroi për çfarë e kishte atë deklaratë.

Donaldi: Arbër doja të thoja që te ajo pjesa ‘Tirana kaq është’ e kisha për informacionet që kam marrë për marrëdhëniet e punës që Einxhel ka patur si me Top channel dhe me televizione tjera.
Arbana: Po pse i ofrove punë Einxhelit pasi more këto informacione?
Einxhel: Sepse isha kot Arbana.
Donaldi: Sepse më duhej një frymë e re, ma ka sugjeruar një njeri i afërt dhe thashë pse jo ta provoj këtë vajzën në një marrëdhënie pune, thjesht prova zgjati shumë pak.

