Vajza e Niko Peleshit, Aleksia Peleshi ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina”. Ajo foli për lidhjen e dashurisë me Romeon, duke u ndalur te një moment specifik.

Ajo tregoi si ka reaguar i ati kur bëri publike lidhjen me aktorin.

Aleksia Peleshi: Unë e kam pasur gjithmonë mbështetjen dhe mirëkuptimin e babit për sa i përket lidhjes. Sigurisht më ka sugjeruar që t’i mbaj gjërat sa më private, pavarësisht se unë nuk e kam ndjekur këtë këshillë dhe kam bërë gabim.
Rudina Magjistari: Pse mendon se ke bërë gabim?
Aleksia Peleshi: Po sepse në momentin që i thua gjërat me aq pastërti, me aq sinqeritet, e bën veten si të thuash si mish për top, je shumë e atakueshme nga publiku, aq më tepër që njerëzit i keqintepretojnë gjërat. Babi, mbaj mend na ka thënë, “ça na bëre, ngelën duke më thënë njerëzit të trashëgohet çupa”.
Rudina Magjistari: Dhe ti çfarë i thua?
Aleksia Peleshi: “Faleminderit” i them, thuaju.




