Nga Shqipëria / E Premte 4 Shkurt 2022, 20:08

Plot surpriza, zbulohet ç’do të ndodhë në finalen e madhe të ‘Big Brother VIP’

Me datë 18 Shkurt do të jetë finalja e madhe e “Big Brother VIP”. Të gjithë finalistët do të përfitojnë nga 10 mijë euro, ndërsa fituesi sigurisht dhe çmimin e madh.

Burimet e “VIP Magazine” pranë produksionit kanë zbuluar se çfarë do të ndodhë në natën finale. Sipas tyre është menduar një koncert nga këngëtarët që kanë qenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Fifi, Semi, Arditi, Sheila, Sabiani, Trixa apo dhe DJDagz dhe Pm do të këndojnë këngët e tyre të reja me datë 18 Shkurt.