Nga Shqipëria / E Premte 4 Shkurt 2022, 20:08

'Jeni bërë si pjeshka me mjekër', Arjan Konomi acaron keq djemtë

Në puntatën e sotme të “Përputhen” Arjan Konomi bëri një koment që acaroi keq djemtë. Sipas tij, ato janë bërë si “pjeshka me mjekër” pasi nuk dinë të sillen me vajzat dhe vendosin veten n? qendër.

“Djem që duan konfirmime pse pëlqehen, pse vlerësohen, pse i duan këto vajza, jeni bërë si pjeshka me mjekër”, u shpreh Konomi.

Deklarata e tij u prit me reagime të shumta nga djemtë e sidomos nga Bruno. “Po gabim e the. O Arjan, o nektarinë”, iu kthye ai opinionistit, ndërkohë që moderatorja Bora Zemani u përpoq të mbante qetësi në studio.