Pak kohë më parë Albi u deklarua vetëm për Alesian, por duket se njohja e tyre nuk po shkon dhe aq mirë.

Në puntatën e sotme të “Përputhen”, Albi pranoi se njëjtë si Samiu, edhe ai ka dyshime që Alesia mund të ketë lidhje jashtë programin.

Albi: Dua të di kjo dëshira e Alesjas për të më mbajtur mua në studio është vërtet kaq reale, apo janë dhe ato dyshimet këtu në studio
Alesia: Është absurde të më besosh 100% por për këtë është koha. Nga ajo që tha Samiu, dua të di sa përqind e beson?
Albi: 30% besoj se është e vërtetë
"Luhatjet e humorit i ka të shpeshta dhe të forta. Më tremb, pasi nuk e di nëse në një marrëdhënie më të gjatë do të ketë këto lloj reagimesh", shtoi Albi.




