Nga Shqipëria / E Premte 4 Shkurt 2022, 18:06

'Nuk e kam shkelur ligjin, padrejtësi', Saimir Tahiri reagon pas dënimit me burg

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar pas dënimit me burg. Ai e ka cilësuar të padrejtë vendimin e gjykatës, duke thënë se nuk priste që gjërat të shkonin kështu.

"Ju dua shume te gjitheve! Me vjen keq qe shkoi keshtu. Jam moralisht i qete, nuk kam shkelur kurre ligjin, kam dashuruar cdo dite te punes sime, jam i lumtur qe kam bere detyren sic me mire munda. Eshte thjesht padrejtesi!", ka shkruar Tahiri.

Kujtojmë se ai është dënuar me 5 vite burg, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar do të vuajë 3 vite e 5 muaj burg.