Nga Shqipëria / E Premte 4 Shkurt 2022, 18:06

U dënua me burg, Saimir Tahiri e pret vendimin me të qeshura

Pasditen e sotme ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u dënua me 5 vite burg. Duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar ai do të vuajë 3 vite e 4 muaj burg.

“Abc News” ka siguruar disa foto pas shpalljes së vendimit të gjykatës, ku shihet se Tahiri e ka pritur me buzëqeshje.

Provat e ofruara nga prokuroria kanë konfirmuar lidhjen e tij me grupin e Habilajve, i cili u mir me transportin e lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali.