Nga Shqipëria / E Premte 4 Shkurt 2022, 15:03

'Përgatituni për spektaklin sot. Beniada do kapë nga flokët…'

Ditën e sotme, Iliri dhe Beniada e kanë nisur duke qëndruar nën rrezet e diellit në oborr. Beniada e pyeti se si është të jesh finalisti i parë, ndërsa ai me shaka iu përgjigj “Përgjumësh”.

Ndër të tjera, Iliri paralajmëroi se spektakli i mbrëmjes së sotme do jetë i zjarrtë.

Iliri: Përgatituni sot se do të jetë diell Prime sot, zjarr. Beniada do kapë nga flokët Ilirin. (qesh)

Beniada: Joo. I kam qejf ato flokët e buta.