Nga Shqipëria / E Premte 17 Nëntor 2017, 14:02

Test: Zgjidhni një nga mënyrat se si mbani çantën dhe ju tregojmë çfarë tipi jeni

Mënyra se si ju e mbani çantën tregon shumë për ju. Së fundmi faqja “Bright Side” ka realizuar një test të shpejtë për mënyrën e mbajtjes së çantës dhe lidhjen që kjo gjë ka me karakterin tuaj.

Shikoni figurën dhe zgjidhni mënyrën që ju përdorni.

1. Në qoftë se ju keni zgjedhur opsionin 1 që do me thënë e mbani çantën në shpinë,  atëherë kjo do të thotë që ju jeni një tip aventurier dhe i përgatitur në çdo gjë. Jeni një person që të gjithë duhet ta kenë si shembull, pasi jeni shumë i vëmendshëm ndaj njerëzve që ju rrethojnë dhe gjërave në përgjithësi.

2. Nëse vazhdimisht e mbani çantën në dorë, tregon se ju keni kontrollin mbi gjithçka, doni të jeni të informuar për çdo gjë dhe gjithmonë jepni opinionin tuaj. Gjithashtu i thoni gjërat troç, si dhe keni mjaft besim tek vetja.

3. Nëse e mbani çantën në njërin sup,  kjo tregon se u pëlqen të lexoni. Ky pozicion i çantës u lejon të merrni librin e preferuar edhe nëse nuk ka hapësirë të mjaftueshme. Jeni njerëz me takt dhe gjithmonë tregoheni të sjellshëm ndaj të tjerëve.

4. Nëse e mbani çantën në sup kaluar nga krahu tjetër askush nuk mund t’ua marr juve gjërat tuaja. Ju jeni një person që keni shumë por gjithmonë tregoheni shumë bujarë. Diçka që duhet të keni kujdes është se bujarin tuaj njerëzit mund t’ua marrin për dobësi duke e përdorur në mënyrën e tyre.

5. Në qoftë se ju zgjidhni opsionin 5, pra mbajtja e çantës përpara vetes tregon që ju jeni mjaft persona të pavarur dhe pa limite.