Nga Shqipëria / E Enjte 3 Shkurt 2022, 21:09

'Ka qenë i trashë', Rrushja tregon pse ndërpreu njohjen me Erionin para 5 vitesh

Rrushja dhe Erioni njihen me njëri-tjetrin jashtë “Përputhen” dhe tani duket se po përpiqen të vazhdojnë një njohje të lënë përgjysmë. Sot u transmetua takimi i tyre dhe ra në sy tërheqja por dhe se sa shumë dinin për jetën personale të njëri-tjetrit.

Rrushja shpjegoi se njohja u ndërpre kur u zhvendos në Prishtinë, ndërsa Erioni vazhdonte aktivitetet e tij në Prizren.

Sipas konkurrentes, Erioni ka ndryshuar shumë dhe nuk është i njëjti si para pesë vitesh.

“Ka ndryshuar për mirë fizikisht, por për keq mentalisht, është shumë i shpërqëndruar”.

Rrushja: Ka qenë i trashë

Mikela: Mundet m’u trash apet (sërish)

Rrushja: Atëherë nuk kam pasur kohë, kam qenë në shkollë

Rrushja: Kur unë kam ikur në Prishtinë, jemi distancuar shumë

Erioni: Unë kisha jetën time në Prizren, kjo kishte jetën e saj në Prishtinë