Nga Shqipëria / E Enjte 3 Shkurt 2022, 19:07

Reagon babai i Einxhelit: Publikoni kontratat ose do t’i kërkoj në institucionet shtetërore

Einxhel dhe Donald patën një debat tepër të ashpër mbrëmjen e së martës, në spektaklin e “Big Brother VIP”. Moderatorja akuzoi vëllezërit Veshaj se nuk e kanë paguar, por Donaldi e hodhi poshtë këtë gjë, duke thënë se ajo nuk ishte korrekte në punë.

Mbas shumë reagimesh nga të dyja palët, së fundmi ka reaguar edhe babai i Einxhelit, Muzaferi.

Përmes një postimi në Instastory, ai thotë se në prezencën e tij, binjakët kanë premtuar të tjera gjëra për angazhimin e Einxhelit pranë tyre.

"Lidhur me komentet shumë të njëanshme jashtë debateve në BBV midis einxhelit dhe banorit Donald, në lidhje me largimin nga puna apo moskorrektesën e Einxhelit do doja të dija: 

1. Kontratën e punës të firmosur nga të dyja palët me të gjitha kushtet që ajo përmban për rolin e saj në spektaklin e pretenduar dhe hapësirën e saj në ekranin e Vizion Plus TV. Oraret, kërkesat dhe detyrimet e të dyja palëve. Kjo e vulosur tek noteri. Si dhe pagën e punës së saj për aq kohë sa mendohej kohëzgjatja.
2. Dua të më tregojnë borderonë e financës ku i është dhënë rroga Einxhelit, të firmosur nga vet ajo.
3. Kërkoj nga subjekti apo produksioni i këtij spektakli apo zyra e personelit motivacionin zyrtar të largimit nga puna të firmosur nga të dyja palët. Përpara se këtë ta kërkoj nga institucionet financiare shtetërore që merren me këto punë.

Debatet banale dhe pa vlerë të bëra në audiencën e BBC nuk mendoj se janë më të ashpra sesa një situatë e përsëritur nga këto subjekte në lidhje me produksionet e tyre. Korrektësia në punë gjithmonë është zyrtare dhe me kushte, aspak shoqërore dhe kafeneve. Pasi di prezencën time që dy binjakët kanë premtuar të tjera gjëra për angazhimin e Einxhelit pranë tyre – babai i Einxhelit”, ka shkruar Muzafer Shkira në InstaStory.