Nga Shqipëria / E Premte 17 Nëntor 2017, 13:01

Klea Huta dhe Elgit Doda përjetësojnë dashurinë e tyre nëpërmjet një tatuazhi

Prej një kohe të gjatë është përfolur për një lidhje të mundshme midis moderatores Klea Huta dhe këngëtarit Elgit Doda,lidhje të cilën e kanë mohuar për disa muaj, deri sa më në fund ata pranuan se po përjetojnë një histori dashurie.

Edhe pse dyshes i  pëlqen që lidhjen e tyre ta mbajnë në privatësi, së fundmi diçka interesante na ka rënë në sy, një tatuazh të cilin e kanë që të dy.

Elgit Doda ka postuar një foto në Insta Story ku ata të dy shfaqen me të njëjtin tatuazh ku ndryshojnë vetëm shkronjat.

Në dorën e Elgitit dallohet shkronja K që do të thotë King (mbret),  ndërsa në dorën e Kleas  shkronja Q që ka domethënien e Queen (Mbretëreshë).

Një mënyrë mjaft e veçantë nga ana e çiftit për të simbolizuar dashurinë e tyre.