Prej një kohe të gjatë është përfolur për një lidhje të mundshme midis moderatores Klea Huta dhe këngëtarit Elgit Doda,lidhje të cilën e kanë mohuar për disa muaj, deri sa më në fund ata pranuan se po përjetojnë një histori dashurie.

Edhe pse dyshes i pëlqen që lidhjen e tyre ta mbajnë në privatësi, së fundmi diçka interesante na ka rënë në sy, një tatuazh të cilin e kanë që të dy.
Elgit Doda ka postuar një foto në Insta Story ku ata të dy shfaqen me të njëjtin tatuazh ku ndryshojnë vetëm shkronjat.
Në dorën e Elgitit dallohet shkronja K që do të thotë King (mbret), ndërsa në dorën e Kleas shkronja Q që ka domethënien e Queen (Mbretëreshë).

Një mënyrë mjaft e veçantë nga ana e çiftit për të simbolizuar dashurinë e tyre.


