Nga Shqipëria / E Enjte 3 Shkurt 2022, 14:02

Ka munguar prej ditësh në 'Përputhen', Olsa Muhameti jep njoftimin e rëndësishëm për Borën

Bora Zemani ka munguar prej ditësh në "Përputhen" për shkak të gjendjes shëndetësore. Ajo është zëvendësuar herë nga Ana Lleshi, herë nga Elona Duro. 

Duket se moderatorja e ka marrë veten, pasi Olsa Muhameti ka njoftuar rikthimin e saj. Ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto të Borës gjatë xhirimeve të "Përputhen".

"Na mori malli", ka shkruar Olsa krahas fotos.