Një ngjarje tragjike ka tronditur futbollin. Futbollisti shqiptar, Aleksandër Llambi ka humbur jetën në moshën 21 vjeçare. Ngjarja e hidhur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Greqi, ku i riu ka rënë në tokë pa ndjenja në fushën e lojës.

Dyshohet se 21 vjeçari ka pësuar një arrest kardiak, ndërsa ambulanca në fushë ka vonuar. Lajmi është bërë i ditur nga skuadra e tij “Apollon Smyrnis” me anë të një postimi në rrjete sociale.
Në postim shkruhet se ai e ka humbur jetën gjatë ndeshjes së futbollit ndërmjet GS llioupolis me Ermionida F.C.

