Nga Shqipëria / E Premte 17 Nëntor 2017, 13:01

Bashkëshortja e futbollistit shqiptar hyn në reality show-n italian, ja ku do e ndiqni

Të gjithë e dimë që fansat më të zjarrtë të lojtarëve  të futbollit ose basketbollit janë vetë të dashurat ose bashkëshortet e tyre. Por njerëzit fokusohen më shumë në jetën e sportistëve, duke anashkaluar një pjesë të rëndësishme dhe një mbështetje të madhe të tyre, të cilat janë gratë që gjithmonë janë aty për të shprehur mbështetjen maksimale për burrat e tyre.

Këtë  gjë së fundmi do ta realizoj një reality show i quajtur “Le Capitane”, i cili do të ketë në qendër të vëmendjes jetën, pasionet, ëndrrat dhe aventurat e grave të sportistëve të famshëm, futbollistëve dhe basketbollistëve të njohur.

Ky dokumentar dhe reality-show, do të transmetohet në televizionin italian Spike, nga data 24 nëntor dhe pjesë e të cilit do të jetë edhe një shqiptare.

Ajo do të jetë bashkëshortja e  mesfushorit Blerim Dzemaili, Erjona Sulejmani, e cila gjatë Europianit të Francës u zgjodh si fansja më seksi e “Euro 2016” dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me bukurinë e saj.

Erjona Sulejmanin gjatë Euro 2016

Sipas Intv.al femra të tjera që do të jenë pjesë e këtij spektakli, do të jetë edhe Jessica Melene, nëna e dy fëmijëve dhe bashkëshortja e sulmuesit të Lazio-s, Ciro Immobile: Emilie Nef Naf, e fejuara e Bruno Cerella: Michela Persico, gazetare sportive dhe e fejuara e mbrojtësit të Juventusit, Daniele Rugani, Silvia Slitti, organizatore eventesh dhe bashkëshortja e sulmuesit të Veronës, Giampaolo Pazzini.

Janë këto 5 protagonistet kryesore por ky “formacion” përfshin edhe femra të tjera si: Aida Yespica, Cristina Buçino, Debora Salvalaggio, Cristina Cannavaro, Giulia Calcaterra, Sarah Castellana, Francesca Brienza, Michela Quattroçioçhe.

Ne presim me padurim pjesëmarrjen e Erjonës, dhe jemi shumë kuriozë mbi gjërat që ajo do tregojë për jetën e saj dhe të mesfushorit Blerim Dzemaili.

Dzemaili, Erjona Sulejmanin

â??Blerim Dzemaili, Erjona Sulejmanin dhe djali i tyre

Burimi: Intv.al