Blogerja Armina Mevlani ka treguar sot në “Goca dhe Gra” të pathëna nga lidhja e saj me Shkëlzen Berishën.

Ajo është ndalur te takimi i tyre i parë, duke thënë se nuk e dinte kush ishte pasi nuk ishte rritur në një familje me frymë politike.

“Unë personalisht sa i përket lidhjes sime gjithmonë ka pasur tendencë që të gjykohej, diferenca e moshës, pozicioni ‘ajo ishte miss’. Unë kurrë nuk do të kisha nisur një lidhje nëse s’do ta doja shpirtëroren. Kur e kam parë, e kam pëlqyer, por se dija kush ishte se unë s’jam rritur me frymë politike, madje kur e kam parë sërish pyeta shoqen time kush është edhe më tha ‘fliste anglisht mos është i huaj’", është shprehur Armina.




