Nga Shqipëria / E Mërkurë 2 Shkurt 2022, 20:08

U martuan në Maldive, por nuk paguan çmimin e udhëtimit: Reagon Fjolla Morina

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla u martuan vitin e kaluar në Maldive. Një vit pas dasmës së bujshme kundrejt çiftit kanë shpërthyer akuza nga agjencia turistike që i ka çuar atje. Sipas agjencisë, dyshja kanë një borxh prej 18 mijë eurosh ndaj kompanisë sepse nuk kanë paguar çmimin e udhëtimit.

Pronari i kompanisë ka treguar se në momentin që duhet të paguante, Fisniku i ka dërguar një transaksion bankar që ka rezultuar i falsifikuar. Ai ka thënë se Fisniku nuk e ka paguar borxhin e tij ndaj kompanisë, por vetëm 3 mijë euro nga 21 mijë euro në total.

Pas këtyre akuzave ka reaguar Fjolla Morina, e cila në një postim në rrjete sociale ka shkruar se nuk ka qenë në dijeni.

"Reagim: Unë nuk kam qenë në dijeni se cila ishte marrëveshja në mes Fisnik Sylës dhe agjencionit për blerjen e biletave. As nuk kam qenë në dijeni se si u krijua besimi në mes agjencionit dhe Fisnikut, apo cila ishte arsyeja e kësaj marrëveshjeje! Krejt këto janë bërë pa dijeninë time! Unë këtë gjë e kam kuptuar më vonë. Andaj, që nesër do përgatitet avokati për ushtrimin e padisë për të gjithë ata që më apostrofuan emrin nëpër portale! Një ashtu edhe një kallëzim penal për ‘gazetaren’ veprën penale; Përgjim të paautorizuar! Edhe një punë e mirë për ty avokat Fanol Krasniqi”, ka shkruar ajo.