Nga Shqipëria / E Mërkurë 2 Shkurt 2022, 19:07

‘Mendja jote fluturon diku tjetër’, Arjan Konomi ia thotë troç Mikelës

Në puntatën e sotme të "Përputhen" Mikela u shpreh se Bledi ka vetëm tërheqje fizike për të. Opinionisti Arjan Konomi e kritikoi duke thënë se sipas tij, mendja e Mikelës fluturon te Erioni dhe se ajo po luan me Bledin.

Kjo u kundërshtua nga Mikela, e cila u shpreh se nuk e ka më mendjen te Erioni.

Arjan Konomi: Mendja jote po fluturon diku tjetër dhe ku të fluturon nuk do na e thuash as sot as nesër, pro mos e vër këtë djalë në pozita faji.

Mikela: Ku e kam mendjen?

Arjan Konomi: Tek Erioni.

Mikela: Për takimet që bëra? Nëse do të isha e dashuruar s’do të rrija këtu. Se edhe nerva nuk kam të merrem me të gjithë këtu e të zihem.