Nga Shqipëria / E Mërkurë 2 Shkurt 2022, 17:05

Shtatzënë për herë të parë? Afrona Dika thyen heshtjen

Afrona Dika dhe Blero kanë treguar se për momentin nuk kanë në plan të bëhen prindër, por sërish ndjekësit nuk i ndahen Afronës. Duke qenë se bukuroshja ka pranuar të ketë shtuar disa kilogramë, një ndër ndjekësit e ka pyetur: Ndonjë bebe kemi?

Afrona nuk ka hezituar të përgjigjet, teksa ka treguar se nuk është shtatzënë, por ka shumë oreks. 

Kujtojmë se ajo dhe Blero kanë dy vite e gjysmë të martuar. Ajo ka një raport shumë të mirë dhe me vajzën e këngëtarit, Tarën.