Në shtëpinë e “Big Brother VIP” është dëgjuar sërish kënga më e re e Beatrix Ramosajt. Kënga titullohet “Faj” dhe i dedikohet Donaldit.

Aktori nuk i mban dot emocionet sa herë e dëgjon, ndërsa së fundmi është shprehur se ndihet shumë krenar për partneren e tij.

“Shpirti im. Jam super krenar. Kënga më e bukur në botë. Nuk e ke idenë çfarë ndjesie. Nuk është këngë, është film për mua", ka thënë ai.




