Nga Shqipëria / E Mërkurë 2 Shkurt 2022, 16:04

Einxhel e përmendi gjatë debatit me Donaldin, reagon e shokuar Mariana Kondi

Mbrëmjen e djeshme Einxhel dhe Donaldi debatuan ashpër me njëri-tjetrin. Dyshja hapën histori të së shkuarës duke i habitur të gjithë. Sipas Einxhelit, vëllezërit Veshaj e kishin hequr nga puna pasi ajo ishte vonuar, ndërkohë që kishte bërë aksident. Ajo shtoi se ata as nuk ishin interesuar për gjendjen e saj shëndetësore dhe nuk e kishin paguar. 

Donaldi i mohoi deklaratat e saj, ndërsa Einxhel përmendi dhe emrin e aktores së njohur Mariana Kondi. Ajo tha se vëllezërit Veshaj nuk e kishin paguar as Kondin për një periudhë tre mujore.

Aktorja nuk e ka kursyer një reagim në rrjete sociale. Duket se Kondi është shokuar nga gjithçka është thënë. "Pa fjalë!", ka shkruar ajo në Instastory.