Si sot e tre vite më parë, familjarët dhe fansat e këngëtarit të njohur Dr Flori, u përballën me një lajm mjaft të trishtuar kur kompozitori dhe këngëtari u nda nga jeta në moshë shumë të re duke lënë pas gruan, Blerinën dhe dy fëmijët e tij Kaltrinën dhe Danielin, i cili ishte ende një foshnje.
Ai ishte vetëm 35 vjeç kur u nda nga jeta në mënyrë të papritur, në datën 17 Nëntor të vitit 2014.

Sot bashkëshortja e tij Blerina, ka qenë e para që e ka kujtuar duke shpërndarë disa foto të këngëtarit me fëmijët e tij dhe përmbi foto ajo shkruan: “Tre vite pa Babin” dhe nuk kanë të mbaruar komentet ngushëlluese nga ana e fansave.
Por Blerina nuk ka qenë e vetmja, gjithashtu disa nga miqtë më të ngushtë të Dr Florit e kanë kujtuar atë, Aurela Gace , Landi por edhe miku i tij Ermal Mamaqi kanë shpërndarë foton e tij duke shprehur mallin dhe mungesën e madhe që Flori ka lënë tek ata

“3 vjet pa ty. I mungon familjes , miqve e atyre që deshën shpirtin tend. RIP #DRFLORI” këto janë fjalët e këngëtares së njohur Aurela Gace.
Ndërsa Landi i cili ka qenë bashkë me Florin pjesëtarë të grupit ‘West Side Family’, gjithashtu ka thënë dy fjalë për mikun e tij.

“I PAHARRUAR MUNGON SHUMË… #RIPDRFLORI.”
Nuk mund të mungonte edhe dedikimi i mikut të tij të ngushtë Ermal Mamaqit, me të cilin Flori ka pasur disa bashkëpunime dhe vitet e fundit ata ndanin shumë kohë së bashku.

Ermal Mamaqi ka shpërndarë foton e tij duke e shoqëruar atë me shkrimin “ 3 vite pa Florin…”
