Nga Shqipëria / E Premte 17 Nëntor 2017, 12:12

3 vjet pa Dr.Florin: Do të mallëngjeheni si e kujton bashkëshortja dhe miqtë

Si sot e tre vite më parë, familjarët dhe fansat e këngëtarit të njohur Dr Flori, u përballën me një lajm mjaft të trishtuar kur kompozitori dhe këngëtari u nda nga jeta në moshë shumë të re duke lënë pas gruan, Blerinën dhe dy fëmijët e tij Kaltrinën dhe Danielin, i cili ishte ende një foshnje.

Ai ishte vetëm 35 vjeç kur u nda nga jeta në mënyrë të papritur, në datën 17 Nëntor të vitit 2014.

Dr.Flori me bashkëshorten Blerina

Sot bashkëshortja e tij Blerina, ka qenë e para që e ka kujtuar duke shpërndarë disa foto të këngëtarit me fëmijët e tij dhe përmbi foto ajo shkruan: “Tre vite pa Babin”  dhe nuk kanë të mbaruar komentet ngushëlluese nga ana e fansave.

 

Sot tre vjet pa babin ð???

A post shared by Blerinakondi (@blerinakondi) on

Por Blerina nuk ka qenë e vetmja,  gjithashtu disa nga miqtë më të ngushtë të  Dr Florit e kanë kujtuar atë, Aurela Gace , Landi por edhe miku i tij Ermal Mamaqi kanë shpërndarë foton e tij duke shprehur mallin dhe mungesën e madhe që Flori ka lënë tek ata

Aurela Gace, Dr. Flori

“3 vjet pa ty. I mungon familjes , miqve e atyre që  deshën shpirtin tend. RIP #DRFLORI”  këto janë fjalët e këngëtares së njohur Aurela Gace.

 

3 vjet pa ty Flor. I mungon familjes, miqve e atyre qe deshen shpirtin tend. RIP#DRFLORI

A post shared by email: [email protected] (@aurelagaceofficial) on

Ndërsa Landi i cili ka qenë bashkë me Florin pjesëtarë të grupit ‘West Side Family’, gjithashtu ka thënë dy fjalë për mikun e tij.

Landi Hysi, Dr Flori

“I PAHARRUAR MUNGON SHUMË… #RIPDRFLORI.”

 

I PAHARRUAR! MUNGON SHUMË... #RIPDRFLORI

A post shared by Landi Hysi (@landifornia) on

Nuk mund të mungonte edhe dedikimi i mikut të tij të ngushtë Ermal Mamaqit,  me të cilin Flori ka pasur disa bashkëpunime dhe vitet e fundit ata ndanin shumë kohë së bashku.

Dr Flori, Ermal Mamaqi

Ermal Mamaqi  ka shpërndarë foton e tij duke e shoqëruar atë me shkrimin “ 3 vite pa Florin…”

 

3 Vite pa Florin...

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on