Mbrëmjen e djeshme Einxhel dhe Donaldi debatuan ashpër me njëri-tjetrin. Dyshja hapën histori të së shkuarës duke i habitur të gjithë.

Sipas Einxhelit, vëllezërit Veshaj e kishin hequr nga puna pasi ajo ishte vonuar, ndërkohë që kishte bërë aksident. Ajo shtoi se ata as nuk ishin interesuar për gjendjen e saj shëndetësore. Donaldi e mohoi deklaratën e Einxhelit duke treguar versionin e tij.

Së fundmi, shoqja e Einxhelit ka reaguar për situatën në fjalë. Ajo ka mbajtur anën e moderatores, duke thënë se ka qenë me të kur ka bërë aksidentin.




