Nga Shqipëria / E Mërkurë 2 Shkurt 2022, 15:03

Beatrix përmend gafën që bëri xhiron e rrjetit: Mbrëmë ka qenë një natë…

Beatrix Ramosaj u rikthye në ekran pas disa javësh mungesë duke u shfaqur në spektaklin e së martës të Big Brother VIP. Trixa tha se ndjenja ndaj Donaldit është shtuar akoma dhe më shumë gjatë qëndrimit jashtë teksa falenderoi të gjithë për mesazhet plot dashuri. 

Sot nëpërmjet një postimi në rrjete sociale këngëtarja ka përshkruar mbrëmjen e djeshme në studio duke përmendur një shprehje të saj kur ishte brenda shtëpisë së Big brother; ‘si i thonë e bukur në shqip’.

“Mbrëmë ka qenë një natë ehmm.. si i thonë “bukur” n’shqip?”, shkruan Beatrix në Instagram.

Këngëtarja mes fotove ka vendosur dhe një imazh ku shfaqet duke parë Donaldin plot dashuri teksa ai shprehej se i mungon prezenca e saj brenda shtëpisë.