Nga Shqipëria / E Mërkurë 2 Shkurt 2022, 14:02

'Jam vetëm', habit Ronela Hajati: Askujt nuk i intereson për mua

Ronela Hajati ka rrëmbyer zemrat e publikut me zërin dhe energjinë pozitive që përcjell, por në një postim të fundit, këngëtarja tregon se po kalon një periudhë shumë të keqe dhe nuk ndihet më optimiste.

Në një postim në Instastory Ronela shprehet se është shumë e ngarkuar nga gjendja emocionale dhe ndihet vetëm.

“Gjatë gjithë jetës time kam qeshur dhe kam qenë optimiste edhe në ditët e mia më të këqija… por tani jam në periudhën më të keqe dhe nuk e keni idenë sa po vuaj, ndërkohë që askujt nuk i intereson për mua. Ndihem shumë vetëm…Nuk e dini se çfarë dikush është duke kaluar”, ka shkruar ajo.