Nga Shqipëria / E Mërkurë 2 Shkurt 2022, 13:01

'Si u ndjeve kur tradhëtove?', Iliri hap historinë Bora-Donald-Trixa

Gjatë një bisede me Einxhelin dhe banorët, Iliri i është rikthyer sërish historisë Bora-Donald-Trixa. Iliri kujtoi momentin kur Donaldi e pyeti se si është ndjerë kur ka tradhtuar gruan dhe tha se edhe ai do e pickonte fort për një çështje brenda shtëpisë, duke iu referuar puthjes që pati me Borën dhe më pas historisë që krijoi me Beatrixën.

Iliri: Kur janë hapur temat që vëllai i madh na dha pasi erdhi Antonela, më ka thënë një shprehje që unë e kisha gati përgjigjen, më saktë pyetjen. Më tha si u ndjeve kur tradhtove gruan. Ndoshta nuk ishte aq e rëndë sa ajo që tha ai por unë do e pickoja shumë fort. Boll ti kujtoja një moment që ka jetuar këtu dhe pas 2 javësh ka bërë gjë tjetër.

Einxhel: Nuk ia ka përmendur askush.

Iliri: Unë që them që personat nga jashtë nuk duhen përdorur në asnjë moment, ai është i pari që e përdori.