Ish-konkurrentja e "Për’Puthen", Ritvana ka komentuar së fundmi raportin e saj me autoren e programit, Olsa Muhameti. Ajo ka thënë për “D-Night” se ka një krisje në raportin e tyre dhe shkak është bërë Argjendi.

Ritvana theksoi se marrëdhënie e tyre ndryshoi kur sipas saj, Olsa lejoi Argjendin të fliste pa asnjë provë.

“Mendoj se nëse aty figura e femrës duhet të vlerësohet nuk është ajo mënyra e duhur që një mashkull të shpifë dhe të flasë shëmtuar për një femër e mbi të gjitha të deklarohet në ekran”, tha Ritvana.

Pjesë nga intervista:
Dajana: Marrëdhënia Ritvana-Olsa Muhameti është krisur për?
Ritvana: Është krisur që në momentin kur iu dha e drejta Argjendit të fliste çfarë ai kishte dëshirë, pa asnjë provë të mundshme dhe unë u zhgënjeva nga gjithçka që ishte aty. Mendoj se nëse aty figura e femrës duhet të vlerësohet nuk është ajo mënyra e duhur që një mashkull të shpifë dhe të flasë shëmtuar për një femër e mbi të gjitha të deklarohet në ekran. Nëse do të kishte një provë jam dakord, në të kundërtën mbyll gojën dhe largohu.






