Si Victoria Beckham vazhdon të mbajë të njëjtat linja elegante edhe pse ka lindur katër fëmijë? Përgjigjen e ka dhënë bashkëshorti i saj, ish futbollisti David Beckham.

David zbuloi se gruaja e tij do të hajë vetëm peshk të pjekur në skarë dhe perime të ziera në avull.

"Fatkeqësisht jam i martuar me dikë që ka ngrënë të njëjtën gjë për 25 vitet e fundit. Që kur e takova, ajo ha vetëm peshk të pjekur në skarë, perime në avull, ajo shumë rrallë do të devijojë nga kjo.", tha David në podcastin e River Café's Table 4 me Ruth Roger.

"E vetmja herë që ajo ka ngrënë ndryshe ishte kur ishte shtatzënë me Harper dhe ishte gjëja më e mahnitshme. Ishte një nga mbrëmjet e mia të preferuara. Nuk e mbaj mend se çfarë ishte, por e di që ajo nuk e ka ngrënë më që atëherë.”, tregoi Beckham.









