Donaldi dhe Tani ishin këtë javë në nominim dhe njëri prej tyre la shtëpinë e "Big Brother" sonte. Por gjatë këtyre ditëve mes tyre ka pasur shumë batuta. Kur Arbana mbajti suspancë para se të thoshte emrin, Donaldi u çua i pari.

"Sa keq më vjen që do ta them këtë emër sonte", tha Arbana.

"E kuptova, dal vet Arbana, dal vet", i tha Donaldi dhe pas kësaj Arbana tha se i eliminuari është Tani.

Tani u përcoll me respekt nga të gjithë banorët, ndërsa tha se ishte shumë i lumtur që iku nga një nominim i përballur me Donaldin, një nga lojtarët më të fortë deri më tani.




