Nga Shqipëria / E Martë 1 Shkurt 2022, 21:09

'U treguat të dobëta', Monika dhe Arjola tregojnë pse nuk e hapën kutinë e Pandorës

Spektaklin e kaluar të Big Brother Arjola dhe Monika u vunë përballë kutisë së Pandorës dhe refuzuan ta hapin atë, ndryshe nga ç’kanë bërë banorët e tjerë deri më tani. Opinionisti Arbër Hajdari tha se me këtë veprim ato janë treguar të dobëta, gjë që i ka bërë ato të ndihen keq.

Arbri: Më vjen shumë keq që Monika dhe Arjola e kanë marrë fjalën time për keq, nuk më vjen mirë t'i shoh duke qarë, mua më vjen keq që banorët mbajnë mend kritikat, unë them mendimin tim dhe nuk kushtëzohem nga ata, por ata mbajnë mend vetëm këto gjëra. Tani gara po ngushtohet dhe mendova se këta që gjatë gjithë ditës flasin për rivalitet, do të vihen para këtyre sfidave.

Arjola: E kam menduar gjatë Pandorën, nga një anë kam thënë do e hap, por e refuzova se thashë nëse e hap nuk do jem më e qetë me veten.

Balina: Ju në fund të ditës jeni komentuar për të njëjtat gjëra që sjell dhe kutia e Pandorës. Loja juaj konsiston pikërisht në këtë gjë, që mundësisht të evitohen të merren vendime. Tani ju vërtet nuk ju pëlqen të komentoheni, po ne për këtë punë jemi këtu dhe ju jeni aty për të luajtur.