Nga Shqipëria / E Martë 1 Shkurt 2022, 20:08

'Ta fus ndonjë', kapen keq Efi dhe Arjan Konomi: Je si alabake

Një koment që Efi bëri gjatë takimit me Mevlanin nuk i pëlqeu aspak Arjan Konomit. Opinionisti dhe konkurrentja u kapën keq gjatë puntatës së sotme të "Përputhen", fill pasi u transmetua takimi i saj me Mevlanin.

Teksa po flisnin për pëlqimin që kanë për njëri-tjetrin në takim, Efi dhe Mevlani nisën të ngacmoheshin me fjalë. Në një moment Efi iu drejtua duke qeshur: "Do t'ja fus ndonjë...".

Në studio debati u hap nga Arjani pikërisht për këtë fjali që sipas opinionistit nuk i shkon përshtat një femre.

Debati:

Arjani: Ishit në një darkë romantike, të bukur, po flisnit për tema dhe ti papritur thua 'T'ja fus ndonjë'. Ça janë këto? A keni feminilitet? 

Efi: Jo nuk kam unë feminilitet. Unë kjo jam dhe nuk do ndryshoj. Nuk u acarova, por Mevlani po qeshte vazhdimisht gjatë takimit.

Arjani: Po edhe nëse u acarove vërtet, ça janë këto shprehje?

Efi: Ashtu i kam ledhat unë 

Arjani: Mos e bëj më se nuk është e bukur. Shikojmë një vajzë të bukur, të hijshme, elegante, që të kemi lavdëruar, të thotë 'T'ja fus ndonjë', si alabake...Se vajzat alabake flasin ashtu.

Efi: Kështu jam unë alabake. 

Arjani: Nuk thashë që je, të krahasova

Efi: Faleminderit për komentin, fjalën alabake nuk dua ta dëgjoj më të ma thuash.

Arjani: Unë po të shikoj gjeste të tilla femrash në tavolinë ngrihem dhe iki. 

Efi: Ishte shaka, pse do ndryshoj unë për ju?

Arjani: Ti ke vajtur për të njohur atë djalin moj, jo për të kaluar kohën të bësh shaka. 

Efi: Unë ashtu si ndjej, ashtu do flas.

Arjani: Unë të them korrigjo këto gjëra tek vetja se nuk të shkojnë fare pastaj ti bëj ç'të duash.