Nga Shqipëria / E Martë 1 Shkurt 2022, 11:11

Beniada tregon historitë e saj të dashurisë: Kam pasur dy lidhje, i pari ishte bjond, si beb ndërsa i dyti…

Banorët kanë ndarë me njëri-tjetrin historitë e tyre të para të dashurisë. Beniada ka treguar për dy histori dashurie që ajo i ka konsideruar ndër më të bukurat.

Modelja e ka cilësuar partnerin e dytë si lidhjen më të rëndësishme të jetës, që ka zgjatur shtatë vite.

“Për pjesën e dashurisë, unë nuk kam fare frikë të tregoj gjë. Kam dy histori shumë të bukura. I pari ishte bjond, sylarush, si beb, ishte i butë. Ai çuni tjetër më kujton një kohë shumë të bukur kur unë isha e vogël, e pafajshme. Më kujton një pjesë të Beniadës kur ishte e vogël. Kam pasur lidhjen më të rëndësishme të jetës sime nga 16 deri në 23 vjeçe”, tregoi modelja.