Georgina Rodriguez po pushon me familjen në Dubai ku festoi dhe ditëlindjen. Disa nga momentet e bukura i ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale dhe në sy ra barku i rrumbullakosur.

“Në parajsë”, shkruan modelja krahas fotove.

Georgina është në qendër të vëmendjes kohët e fundit, pas publikimit të dokumentarit “Soy Georgina”, ku ajo ndan jetën me yllin e futbollit portugez rrëfen se e kishte të vështirë, në fillim të historisë së tyre, të përshtatej me stilin e jetës luksoze të partnerit.

Ajo ka komentuar kështu fillimet e marrëdhënies me yllin e Manchester United, kur ai erdhi ta merrte pas ditës së punës si shitëse në shtëpinë e Gucci, në Madrid: “Shkova në punë me autobus dhe erdha në shtëpi me një Bugatti”.







