Ndonëse sot është 42 vjeçe, Albërie Hadërgjonaj vijon të jetë një prej këngëtareve më joshëse shqiptare. Por a e mbani mend si dukej këngëtarja e hitit “Asnjëherë” më shumë se 20 viet më parë?

Këtë e ka zbuluar së fundmi vetë vajza e saj, Anxhelina. Pasi ka marrë një mesazh zanor të përmalluar nga nëna e saj, Anxhelina mesa duket është bërë nostalgjike dhe ka postuar një foto nga fëmijëria e saj, ku ajo shihet në krahët e së ëmës, së bashku me të motrën, Agnesën.

Në foton bardh e zi, Albëria duket tërësisht ndryshe nga ç’është sot. Me kalimin e viteve, këngëtarja ka bërë ndryshime të shumta përsa i përket look-ut por edhe ndonjë ndërhyrje estetike. Siç rrëfeu Hadërgjonaj thuajse një vit më parë në “Xing me Ermalin”, ajo ka bërë ndërhyrje në hundë dhe është penduar për një gjë të tillë.





