Pak ditë më parë në “Përputhen” hyri Laureta Zyba, motra e Rrushes. Ajo u prit mirë nga konkurrentët, por jo dhe aq mirë në rrjet.
Kjo sepse Laureta ka qenë e kërkuar nga INTERPOL-i në vitin 2018, si pjesë e një rrjeti mafioz serb. Ajo është kapur së bashku me një shtetas serb dhe dy malazezë, pas dy muajve kërkim.
Konkurrentja është sulmuar shumë në rrjet, prandaj ka vendosur të reagojë. "Paqe, Dashuri, shëndet në jetë kjo ka rëndësi se të kaluarën mbetet vetëm eksperiencë, ju rujt Zoti", ka shkruar ajo.
