Nga Shqipëria / E Hënë 31 Janar 2022, 21:09

E bullizuan se kërceu valle, Dafina Zeqiri i bashkohet mësuesit shqiptar (Video)

Një mësues biologjie në Kosovë ra pre e bullizmit në rrjete sociale, për shkak të publikimit të videove duke kërcyer valle popullore në Tik Tok. Videot e tij janë bërë virale, madje mësuesi ka rrezikuar dhe vendin e punës.

Në një intervistë për KTV ai u shpreh mes lotësh: Unë bëj çfarë dua në banesën time private! Detyrova vëllezërit e mi, njëri prej tyre që është drejtor shkencash, e i thashë nëse të pyesin se çfarë e ke Lulzim Pacajn thuaj e kam kushëri, mos i thuaj se e ke vëlla (Qan)! Është jeta ime private, unë do të vazhdoj që të vallëzoj valle kombëtare. Nuk kam linçuar askënd.

Në mbështetje të mësuesit ka dalë këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila e ka ftuar të realizojnë bashkë një video. Ai ka pranuar dhe Dafina ka publikuar në rrjete sociale një video të tyre duke kërcyer valle.