Nga Shqipëria / E Hënë 31 Janar 2022, 21:09

'Kur ajo u bë nuse isha xheloz', habit Iliri: Të gjithë jemi dashuruar dikur me një kushërirë

Banorët e “Big Brother VIP” duhet të ndajnë me njëri-tjetrin (e njëkohësisht me publikun) historitë e tyre më të bukura të dashurisë. Gjatë një bisede me Tanin, Iliri i ka habitur të gjithë.

“Fol për hallën, ose për kushërirën. Të gjithë e kemi pasur në fis një kushërirë që jemi dashuruar dikur, dashuruar në mënyrë platonike themi”, ka thënë ai, teksa ka treguar një histori vetjake.

“Unë kam pasur një kushërirë (dhe e kam akoma) super të bukur, super yll. Oo kur është bërë nuse ajo unë isha xheloz, na e mori ky thoja! Sa e mirë! Alma të përshëndes zemra, je shumë e mirë! Kam qenë kalama, 10 vjeç. Ishte shumë e bukur Alma dhe është shumë e bukur”, ka treguar Iliri.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)