Nga Shqipëria / E Hënë 31 Janar 2022, 20:08

Efi magjepset, Mevlani i realizon takimin e ëndrrave

Sot në “Përputhen” u transmetua takimi i Mevlanit me Efin. Mevlani ka shprehur pëlqimin e tij për konkurrenten që para se të bëhej pjesë e programit, andaj dhe në takim nuk munguan surprizat.

Ai e surprizoi Efin me një darkë romantike dhe dy arushë. Mevlani nuk i kurseu as komplimentet, teksa i tha “Ti je afër perfeksionit, defektet nuk t’i shoh”.

Efi nga ana tjetër shprehu rezervat e saj, duke thënë se nuk është e sigurt nëse konkurrenti është real.