Nga Shqipëria / E Hënë 31 Janar 2022, 18:06

Shtatzënë për herë të parë, Rihanna tregon më në fund barkun e rrumbullakosur

Këngëtarja e njohur Rihanna është shtatzënë për herë të parë. Pas shumë aludimesh, lajmi më në fund është konfirmuar nga vetë ajo dhe kudo në rrjet po qarkullojnë foto me barkun e rrumbullakosur.

Rihanna ka realizuar një set fotografik me partnerin e saj ASAP Rocky, nga Miles Diggs. Këngëtarja shfaqet e veshur me xhinse dhe xhup në ngjyrë rozë, duke treguar dhe barkun.

Nuk dihet ende gjinia e bebit apo në çfarë muaji është Rihanna, por lajmi ka gëzuar fansat, miqtë dhe familjarët.