Në shtëpi është dëgjuar kënga më e re e Beatrix me titull "Faj", e cila i është dedikuar Donaldit.

Fillimisht ai nuk e kuptoi se kënga ishte e partneres së tij por pasi e dëgjoi me vëmendje arriti ta kuptonte.

Me habi dhe emocion Donaldi dëgjonte tekstin dhe kuptoi se bëhej fjalë për lidhjen e tyre.

Ndërkohë Monika dhe Einxhel nuk i mbajtën dot lotët teksa dëgjonin këngën.




