Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, është shprehur se ndihet i brengosur për edukimin që po marrin brezat.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se nuk e kupton dot zgjedhjen e shikuesve, në krahasim me emisionet shkencore.
“Nuk po arrij ta kuptoj shumfishin e shikueseve te emisioneve ‘Big Brother’ dhe shumë emisioneve si keto, duke pire duhan, e veprime te ngjajshme…, ne krahasim me shikuesit e emisioneve shkencore, qe trajtojne energjine dhe problemet te jetes. Kam brengosje per kahjen edukative te brezave!”, ka shkruar Kokaj.


