Mbrëmjen e djeshme në “Përputhen” hyri Laureta Zyba, motra e Rrushes. Ajo u prit mirë nga konkurrentët, por jo dhe aq mirë në rrjet.

“Insajderi” shkruan se Laureta ka qenë e kërkuar nga INTERPOLI si pjesë e një rrjeti mafioz serb. Sipas këtyre raportimeve, ajo është kapur në vitin 2018 së bashku me një shtetas serb dhe dy malazezë, pas dy muajve në kërkim.

Grupi janë kapur në lagjen Kalabria të Prishtinës. Laureta akuzohej për veprën penale “bashkëkryerje në veprim”. Para gjykatës ajo ishte shprehur se ndihej fajtore që nuk i kishte denoncuar këto njerëz. Përpos “Insajderit”, emri i Lauretës figuron kudo në google si e kërkuar nga Interpoli. Lajme të ndryshme janë shkruar për të në vitin 2018.



