Ato janë dy personazhe publikë të cilët mbajnë mbi supe vite të tëra karrierë dhe vazhdojnë të jenë akoma të dashura për publikun Edhe pse jo shumë prezente aktualisht në muzikë dy këngëtaret e njohura ruajnë akoma vendin e tyre në skenën shqiptare. Po flasim për Rovena Dilon dhe Eneda Tarifën të cilat nëpërmjet fotove të publikuara e tregojnë shpesh miqësinë e ngushtë që kanë mes tyre.


Por pikërisht sot, kjo miqësi e veçantë feston 25 vjetorin e saj. Ka qënë Rovena ajo e cila ka publikuar një foto me Enedën dhe ka shkruar:
“25 vjet bashkë. Çfarë dashurie.. Shoqe përgjithmomë.”

Nuk ka vonuar shumë dhe po të njëjtën foto e ka ripostuar dhe Eneda Tarifa.






