Nga Shqipëria / E Diel 30 Janar 2022, 17:05

'Kishim miqësi nga jashtë', Egzona flet e zhgënjyer për Arjolën

Egzona Rafuna ishte sot e ftuar në “Big Brother VIP Fan Club”, ku foli për herë të parë pas eliminimit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Ajo u shpreh e zhgënjyer nga Arjola, për të cilën tha se njiheshin që nga jashtë. Egzona shtoi se nuk ka ndjerë afrimitet nga aktorja.

“Jo të gjithë e kanë pritur mirë lajmin, na kanë parë si ca javë të lodhshme me ca banorë që do t’i nxjerrim. Fillova ta urreja si term ‘banorët e rinj’. Gjatë ditëve në vijim diçka nuk do të ecte. Me Arjolën kemi miqësi nga jashtë, mendoja se do të kisha miqësi, kisha mjaftueshëm njohje  sa të krijoja këtë miqësi. Nuk e kam ndje afrimitetin, pavarësisht se Arjola ka thënë se e kam prit mirë. Nuk e kam prit që Meridian të më priste aq mirë. Po ashtu edhe me Ilirin  që ishte e papritur. Me Donaldin dhe Triksën kam qenë më e afërt”, tha Egzona.