Nga Shqipëria / E Diel 30 Janar 2022, 16:04

‘Shumë sëmurë, temperaturë e lartë’, si është gjendja e Bora Zemanit

Moderatorja Bora Zemani mungoi në dy puntata të “Përputhen” për shkak të gjendjes shëndetësore. Ajo u zëvëndësua nga Ana Lleshi, ndërsa në “Prime” nga Elona Duro.

Së fundmi, Bora ka publikuar një video në Instastory, ku tregon se ka qenë shumë sëmurë, por po e merr veten. Ajo shprehet se shpreson të kthehet sa më shpejt në program.

“Faleminderit shumë për mesazhet që më keni dërguar. Unë kam qenë shumë sëmurë gjatë këtyre ditëve, me temperaturë të lartë, deri në dyzet, por ka nisur përmirësimi dhe shpresoj të jem sa më shpejt në Për’puthen. Ju puth fort të gjithëve, nga larg, që mos t’ju ngjis ndonjë gjë”, thotë Bora.