Nga Shqipëria / E Diel 30 Janar 2022, 16:04

'U nisa pa lekë', moderatori shqiptar tregon si shëtiti botën

I ftuar në emisionin "Why not" në RTV Ora së fundmi ishte i Labinot Gashi, moderatori njohur nga Kosova. Labinoti ka treguar se falë punës në televizion ka shëtitur botën, pa qenë nevoja të jetë milioner.

Moderatori tregoi se është nisur pa asnjë lekë në xhep.

"Kam pasur fatin të shëtis botën, pa qenë milioner, falë punës në televizion. Kam shëtitur botën nga një cep në një cep tjetër. Kam pasur rastin që jam nisur për Brazil, për Tajlandë, apo Kinë dhe unë kam thënë si të nisem kur nuk kisha as 1 euro në xhep", tregoi Labinoti duke shtuar se me vullnet dhe dëshirë ia ka arritur.