Këngëtari i famshëm i skenës shqiptare, Gena, feston sot ditëlindjen e tij të 46 dhe ndonëse ndodhej në një dhomë hoteli në Turqi, bashkëshortja dhe miqtë e këngëtarit e kanë befasuar atë me një surprizë në mesnatë.

Surprizën e bukur Gena e ka ndarë edhe me ndjekësit e tij në Instagram, duke postuar një video të momentit emocionues kur bashkëshotja e tij Lori dhe këngëtari Milot Hasangjekaj hyjnë në dhomë me tortën me qirinjtë e nezur, duke i kënduar atij këngën e ditëlindjes.

“Një surprizë e bukur nga bashkëshortja ime flm @lori_brahimaj ⤠gjithashtu dhe @milothasangjekaj dhe miqve që u ndodhën të pranishëm... Një falenderim dhe për gjithë juve për urimet që sinqerisht ma zbukuruat këtë ditë edhe më shumë... Zoti ju bekoftë!”-ka shkruar këngëtari në përshkrimin e videos.




